
Presidenti Meta e nisi sot ditën me një tjetër ftesë drejtuar qytetarëve për protestën e 2 marsit të lajmëruar një ditë më parë.
Përmes nje postimi në Facebook, Meta u kërkoi qytetarëve të tregojnë duke protestuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit se “nuk ka forcë në botë t’i kthejë ata 30 vite pas”.
Presidenti rikujtoi përpjekjet e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij “përbën qartë një grusht shteti” kjo me qëllim:
“[…] instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.”
[…] Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.”