Meta: Me 25 prill do të triumfojë demokracia

Nga Exit News
Meta: Me 25 prill do të triumfojë demokracia

Presidenti Ilir Meta deklaroi se 25 prilli “do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh.”

Përmes një postimi në Facebook, Meta publikoi një foto të Gazetës Tema për takimin e tij në Selenicë, të cilën kjo e fundit e kishte paraqitur si takim elektoral.

Presidenti shprehet se ai nuk do të frenohet në ushtrimin e detyrës së tij pavarësisht gënjeshtrave dhe shpifjeve.

Kot lodhen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje “opozitarësh”, që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për “përsheshin” e radhës.”

Shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite. “, u shpreh Meta.

Ai përfundoi se me 25 prill do të votojë kundër oligarkisë dhe pro demokracisë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme