![Presidenti Meta Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit Meta me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: Kauza juaj kauzë e drejtë](https://exit.al/wp-content/uploads/2019/12/Presidenti-Meta-Aleanca-per-Mbrojtjen-e-Teatrit.jpg)
Presidenti Ilir Meta priti mbrëmjen e sotme një përfaqësi të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, me të cilët ndau sërish qëndrimin e përbashkët për mbrojtjen e teatrit.
Sipas njoftimit të përcjellë nga Zyra për Shtyp e Presidentit, ai e ka cilësuar ndërtesën e teatrit “vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe kombëtare, që duhet mbrojtur”. Ai vlerësoi rezistencën qytetare të artistëve, duke theksuar se ajo ndërgjegjësoi opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar për mbrojtjen e kësaj trashëgimie.
Presidenti ka falenderuar aktivistët e Aleancës edhe për ndihmat dhe angazhimin me rastin e tërmetit të 26 nëntorit.
Artisët thuhet se e kanë falenderuar Presidentin për mbështetjen, ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit special që shemb ndërtesën e teatrit dhe për mbështetjen për aplikimin drejt organizatës “Europa Nostra” për ndërgjegjësimin ndërkombëtar të çështjes.
Presidenti tha se ai “do të jetë gjithmonë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, sepse kauza e saj është tërësisht një kauzë e drejtë”.