Meta me Eurokomisionerin, negociatat pas kushteve të Bundestagut

Nga Exit News
Meta me Eurokomisionerin, negociatat pas kushteve të Bundestagut

Presidenti Meta takoi sot eurokomisionerin e ri për zgjerimin, zotin Oliver Varhelyi, të cilit i vlerësoi angazhimin për përparimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Në një postim në Facebook, zoti Meta u shpreh se “anëtarësimi i Shqipërisë në BE është objektiv strategjik”.

Zyra e shtypit të Presidentit tha se ai i shprehu mirënjohje Komisionit Evropian dhe vendeve të BE-së për nismën e organizimit të konferencës së donatorëve më 17 shkurt në Bruksel dhe ndihmën me 15 milionë euro pas tërmetit të nëntorit.

Presidenti theksoi se përmbushja sa më parë e 9 kushteve të Bundestagut është rruga më e shpejtë për çeljen dhe përparimin e negociatave të anëtarësimit me BE.

Zoti Varhelyi vizitoi sot Tiranën, pas vizitës që bëri ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Ai takoi fillimisht Kryeministrin Rama, të cilit i deklaroi se Shqipëria duhet të punojë për të zgjidhur shqetësimet e vendeve të BE-së që bllokuan hapjen e negociatave në tetor 2019, për të rritur mundësitë për hapjen e tyre.

Pasdite zoti Varhelyi pritet të takohet edhe me përfaqësuesit e opozitës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>