Meta miraton në heshtje buxhetin faktik të 2019

Nga Exit News
Meta miraton në heshtje buxhetin faktik të 2019

Presidenti Ilir Meta miratoi në heshtje ligjin për buxhetin faktit të vitit 2019.

Në një deklaratë për mediat, Meta i kërkoi Kuvendit dhe qeverisë të këtë në vemendje se gjatë 2019 ka patur shpenzime më të larta nga parashikimi nga të ardhura më të ulëta.

Meta deklaroi se qeveria nuk ka marrë në konsideratë detyrat që janë lënë nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Gjithashtu Meta shprehet se KLSH ka gjetur shkelje të ligjit për menaxhimin e të ardhurave.

“Në kushtet kur bëhet fjalë për një ligj që miraton buxhetin faktik, si dhe duke patur në konsideratë sjelljen vijuese të Kuvendit ndaj çështjeve kaq delikate, kthimi i këtij ligji për rishqyrtim në Kuvend, nuk do të përbënte ndonjë ndryshim thelbësor.

Për këtë arsye Presidenti i Republikës ka vlerësuar ta lërë në heshtje këtë ligj,”, shkruhet në deklaratë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme