Meta në darkën e Sekretarit Amerikan të Shtetit për lirinë fetare

Meta në darkën e Sekretarit Amerikan të Shtetit për lirinë fetare

Presidenti Ilir Meta mori sot pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.

Presidenti Meta u shpreh se:

“Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet.”

Ai theksoi se “Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës”.

Pak orë më parë, edhe Kryeministri Rama është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo.

Kryeministri po zhvillon një vizitë në SHBA në cilësinë kreut të OSBE-së.

Po ashtu, politikanë të tjerë shqiptarë ndodhen në Uashington për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>