
Presidenti Ilir Meta shprehu, të shtunën, mirënjohjen për trimërinë e qytetarëve të Dibrës, treguar ndër vite.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ‘Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve.’
Duke ndarë një prej këngëve më të njohura të Dibrës me ndjekësit e tij në Facebook, Meta shkruan se ‘trimërinë dhe heroizmin e dibranëve në luftërat për mbrojtjen e territorit dhe identitit tonë kombëtar, populli e ka përjetësuar në këngë.’