Presidenti Meta njoftoi sot drejtuesit e lartë të OSBE-ODHIR për dekretin e tij për anulimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhjet vendore.
Me anë të një letre drejtuar kryetarit të radhës të OSBE-së Miroslav Lajčák dhe drejtueses së ODHIR-it Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, Zoti Meta i lajmëroi se në rast se zgjedhjet zhvillohen më 30 qershor, ato do të jenë të pavlefshme, pasi janë në kundërshtim me dekretin e datës 10 qershor.
Presidenti Meta sqaro OSBE-ODHIR-in se për sa kohë dekreti është publikuar në Fletoren Zyrtare, atëherë ai duhet të zbatohet nga të gjithë institucionet prëfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në letër, zoti Meta dënon dhe përpjekjet e kryeministrit Rama, i cili në shkelje të dekretit, po vazhdon me fushatën zgjedhore në gjithë Shqipërinë.
Deri më tani, disa bashki kanë nisur të zbatojnë dekretin e Metës dhe të ndalojnë procesin e zhvillimit të zgjedhjeve, por janë penguar nga policia.
Po ashtu, KQZ paralajmëroi bashkitë se vendimet e tyre për ndalimin e procesit zgjedhor nuk janë kompetencë e tyre, por e KQZ-së.