Meta paralajmëron politikanët që synojnë të vjedhin zgjedhjet me fitimet nga kanabisi

Nga Exit News
Meta paralajmëron politikanët që synojnë të vjedhin zgjedhjet me fitimet nga kanabisi

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar ata që, sipas tij, synojnë të manipulojnë zgjedhjet e 25 prillit me para të fituara nga trafikimi i kanabisit. Ai thotë se janë identifikuar personat në pushtet që përdorin grupe kriminale për përfitime elektorale.

Presidenti e cilëson shtimin e kultivimit të kanabisit para zgjedhjeve si një lehtësi që pushtetarët u bëjnë grupeve kriminale për përfitime elektorale.

Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë. Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve.”, shkruan Meta në Facebook.

Reagimi i presidentit vjen pas botimit të një raporti nga policia shqiptare dhe italiane ditën e hënë.

Meta thekson se lufta kundër trafikut të drogës është kusht për integrimin europian dhe nënvizon se nuk do të lejojë që “paratë e kanabisit” të përdoren në zgjedhjet e 25 prillit për të blerë vota.

Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian. Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!”, deklaron Meta.

Gjatë një konference me policinë italiane, Drejtori i Policisë Ardi Veliu deklaroi se trafiku i lëndëve narkotike drejt Italisë është ulur me 37 përqind gjatë vitit 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>