Meta: Njoftova Varhelyin se nuk do dekretoj ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Nga Exit News
Meta: Njoftova Varhelyin se nuk do dekretoj ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Presidenti Meta nuk do të dekretojë ndryshimet e një anshme të Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.

Këtë ai ia ka lajmëruar dhe Eurokomisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

një postim në rrjetet sociale, pas takimit me eurokomisionerin, Meta shkruan:

“Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.”

Meta shtoi se me këtë vendim po i jep mundësi kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë.

Ai theksoi se ka biseduar me eurokomisionerin për zgjedhjet e 25 prillit dhe se si ato do të jenë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>