Meta nuk dekreton ligjin për menaxhimin e buxhetit

Nga Exit News
Meta nuk dekreton ligjin për menaxhimin e buxhetit

Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi ligjin “ “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar nga kuvendi më 23 qershor 2021.

Ne letrën dërguar Kuvendit, Meta shprehet se ligji:

Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave, pasi nuk justifikohet as nevoja dhe as urgjenca, në miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit;

Shkel parimin e shtetit të së drejtës;

Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;

Shkel parimin e proporcionalitetit.

Ai e quan justifikimin e përdorur nga qeveria për emergjencën shëndetësore të Covid-19 dhe tërmetit po përdoret për të miratuar akte normative të pakontrolluara.

Ligji sanksionon se stimujt fiskalë të shpenzimeve të qeverisë të vazhdojnë deri në 2023-shin, si pasojë e përballimit të krizës së tërmetit dhe Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>