Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar dhe ka kthyer në kuvend ndryshimet njëanshme të Kodit Zgjedhor, miratuar në 5 tetor.
Ai e kishte paralajmëruar mosdekretimin e ndryshimeve disa herë gjatë javëve të fundit.
Sipas dekretit, arsyeja përse presidenti ka kthyer ndryshimet e Kodit Zgjedhor është se ato cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votes.
Po ashtu Meta shkruan se në 21 tetor i është drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion të specializuar mbi këtë process dhe fton shumicën socialiste të presë opinionin e specializuar të tyre.
Për të lexuar se çfarë parashikojë ndryshimet e 5 tetorit, klikoni këtu.