Presidenti Ilir Meta përgënjeshtroi zërat për krijimin e një partie të re.
“Unë nuk kam ndërmend të bëj parti, por do të mbështes çdo lëvizje qytetare që mbron të drejtat e njeritu, që dënon çizmet e banditit mbi kokën e studentit të arteve”, tha Meta gjatë konferencës për shtyp, më 22 maj.
Ai shprehu gadishmërinë e tij për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.
“Dhe ne e kemi detyrim ndaj historisë dhe si një vendosmëri për të vendosur demokracinë ta rindërtojmë ashtu siç ishte.
Unë një qendrim kam pasur edhe në vitin 2000, kur firmosa marrjen në mbrojtjen të kompleksit ku përfshihet edhe teatri, atë kam edhe sot do të kem edhe nesër”, u shpreh Meta.