Meta: Nuk ka pranverë mes meje dhe qeverisë

Nga Exit News
Meta: Nuk ka pranverë mes meje dhe qeverisë

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka pranverë mes tij dhe qeverisë, “është konçidencë”.

“Nuk kemi të bëjmë me pranverë. Është konçidencë. Pranvera ime lidhet vetëm me zbatimin e kushtetutës. Për mua është me rëndësi që qeveria të mbështetet në përpjekjet e saj, Ka përpara vendimmarrje të vështira. Është momenti të mbështesim qeverinë”- tha Meta për eni Vasilin, në Open.

Presidenti foli edhe për ndryshimet në Kodin Penal, ku maxhoranca pranoi propozimet e tij:

“Ka pasur një boshllëk në Kodin Penal për këtë situatë. Kjo është një situatë e panjohur për ne. Ne shpresojmë që kjo të zgjasë pak javë, por nuk e dimë sepse është një situatë e re për ne.

Drafti i parë ka krijuar një reagim në opinionin publik, shoqërinë civile dhe media. Unë do të mbaj një qëndrim publik pasi të vijë drafti përfundimtar”.

Ai tha se ka pasur debat mes Kryetarit të PD-së Basha dhe Kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurisë për strategjinë e testimeve:

“Nuk dua të bëhem zëdhënës i debateve të kësaj mbledhje. Nuk është sekret që opozita insiston tek testimet. Testimet kanë ardhur në rritje graduale, do të rriten edhe më tej. Nuk mendoj se qeveria është kundër. Është e domosdoshme të rritet numri i testimeve në shërbim të hapjes për ekonominë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>