Meta: Nuk kam dashur t’i futem politikës, dikur tentova t’i largohesha

Nga Exit News
Meta: Nuk kam dashur t’i futem politikës, dikur tentova t’i largohesha

“Pushteti s’ka qenë asnjëherë prioriteti im. Interesi i vetëm është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithmonë i kam shërbyer demokracisë dhe gjithmonë kam qenë mbrojtës i Kushtetutës.”

Kështu deklaroi, të mërkurën, presidenti Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi me studentë.

Meta tha se në vitin 1992 nuk kishte si qëllim të angazhohej politikisht, por se më pas nuk hoqi dot dorë:

“Më ’93, ishte populli i Skraparit i vetmi që votoi majtas. Më ndihmoi të bëhem më popullor, dhe më pas me burgosjen e Fatos Nanos, u bëra nënkryetar i PS, kjo më dha më shumë fizibilitet, dhe mundësi për të qenë më aktiv. Ajo që dua të bëj me dije, s’kam pasur ndërmend të bëhem politikan apo president.

Qëllimi im ishte të ecja më tej me formimin si ekonomist, formimin akademik madje edhe një përpjekje pas ’92, kur u bëra dhe deputeti më i ri, bëra përpjekje për t’u larguar. 

Kisha qëllim të bëja shkollën, por kur hyn në valle s’del dot më. Dhe ja ku jemi.”

Meta theksoi se sot ka si qëllim reformimin e vendit dhe integrimin e tij në Bashkimin Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>