Presidenti Meta deklaroi sot se vendimet e opozitës dhe shumicës për lënien dhe zëvendësimin e mandateve në kuvend thelluan më tej krizën politike.
Gjatë seacën dëgjimore me Komisionin Hetimor, Zoti Meta u shpreh se kur as shumica dhe as opozita nuk pranuan të ulen në bisedime, anulimi i zgjedhjeve ishte zgjidhja më e mirë:
“Opozita bëri hapin e saj të papërgjegjshëm për lënien e mandateve, por dhe mazhoranca nxitoi në mënyrë të papranueshme për të zëvendësuar dorëheqjen në bllok të opozitës, një akt i paprecedent më parë, pa bërë asnjë përpjekje për të vendosur një dialog me qëllim normalizimin e situatës.
Nuk ka shqiptar që nuk e di që Shqipëria është në një krizë të tmerrshme përfaqësimi, padyshim për faj të dy palëve, nuk janë thjesht 60 deputetë të opozitës që kanë ikur nga Kuvendi por 180.
Dy ishin pengesat kryesore, kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar mundësinë e shtyrjes së datës 30 qershor dhe kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos u ulur në një tryezë me Ramën si kryeministër. Të dyja ishin të papranueshme për mua.
Çfarë mund të bënte Presidenti kur të dy palët kërkonin konfrontim?!
Asnjë nga palët nuk do të mbanin përgjegjësi, do të ishte një faturë shumë e madhe për stabilitetin dhe besueshmërinë e vendit dhe do të përshkallëzonte edhe më tej atë krizë që nuk ishte në interes të Shqipërisë.
Kam bërë aktin më të mirë të mundshëm, e kam pasur të pamundur të thërras një tryezë. Kur dy palët kishin një marrëveshje për konfrontim, ishte detyra ime si President për të evituar pasojat.”