Meta paralajmëron ndërkombëtarët të kenë kujdes

Nga Exit News
Meta paralajmëron ndërkombëtarët të kenë kujdes

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi ndërkombëtarët të enjten në ABC “të kenë kujdes”.

“Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental”, tha Meta.

Ai tha se “nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare”.

Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit ,tha Meta.

“Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe Ne, zgjidhjen do e japim vetë”, tha Meta.

Gjatë intervistës ai tha se për Ardian Dvoranin se “është  dhunues i Kushtetutës, këtë së ndryshon asnjë gjë. Adrian Dvorani, do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>