Presidenti Meta takoi sot Presidentin e Maqedonisë së Veriut Pendarovski. Në konferencën për shtyp të dy udhëheqësit mbajtën të njëjtin qendrim: rruga e vetme e dy vendeve është integrimi evropian.
Presidenti Meta tha se “e vetmja perspektivë është vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE dhe anëtarësimi i vendeve tona”.
Presidenti Pendarovski, njësoj, tha se dy vendet duhet të punojnë për të ardhmen “e përbashkët euroatlantike dhe sfidat e përbashkëta”. Pedrovski mohoi zërat se Maqedonia e Veriut ka propozuar vlerësimin veçmas të dy vendeve:
“Procesi i ndarjes së dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim politik sepse realisht mendoj se të dy shtetet duhet të merrnin hapjen e negociatave”.
Ai propozoi organizimin e “një samit të jashtëzakonshëm në Maqedoni për çështjen e negociatave”.
Ndërsa, Presidenti Meta i bëri thirrje Kryeministrit Rama të ndiqte shembullin e Maqedonisë së Veriut:
“Kemi reflektim në Maqedoni, përmes zgjedhjes, që tregon dhe pjekurinë e tyre. Edhe te ne duhet të kemi një reflektim të menjëhershëm [….]”.
Ai theksoi se “platforma më e mirë e reagimit dhe reflektimit në raport me BE mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu”