Meta për raportin e Freedom House: Shqipëria një hap afër autoritarizmit

Nga Exit News
Meta për raportin e Freedom House: Shqipëria një hap afër autoritarizmit

Presidenti Ilir Meta deklaroi se Shqipëria është një hap drejt autoritarizmit. Përmes një reagimi në Facebook, Meta sjell të dhënat e raportit të Freedom House për Shqipërinë në vitin 2021.

“Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend.”

Meta tha se shkelja e të drejtave të njeriut është një këmbanë alaramiduke shtuar se me 25 prill “është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>