Meta kërkon të hetohen denoncimet për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19

Nga Exit News
Meta kërkon të hetohen denoncimet për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19

Presidenti Ilir Meta tha të enjten për rastin e pacientit Rifat Lalo, i cili humbi jetën nga Covid-19 tek Infektivi, se policia nuk duhet të përdoret dhe se duhet të nis hetimi nëpër spitale se pse mungojnë pajisjet.

“Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese”, shkruan Meta në Facebook.

Ai e cilësoi si skandaloz rastin e familjes Lalo dhe kërkoi të hetohet deri në fund për shkaqet e vdekjes dhe jo për familjarët e tij.

Policia e Tiranës nisi të enjten hetimin për dy vajzat e e Rifat Lalos për përhapje të informacionit të rreme, në lidhje me mjeken Migena Qato.

Këtë presidenti e ka quajtur “shkelje të të drejtave të njeriut” dhe “dhunim të normave morale”.

Ditën e hënë vajzat e të ndjerit akuzuan stafin e spitalit për moskujdesje ndaj të sëmurit. Ata thanë se i babai i kishte treguar se kishte ftohtë dhe e kishin lënë afër derës.

Pas deklaratës së tyre ka reaguar Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, ka hedhur poshtë çdo pretendim për mungesë të shërbimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>