
Presidenti Ilir Meta, përmes një statusi në rrjetin Facebook, ka përkujtuar protestën e 26 marsit 1990 në Kavajë, të cilën e ka cilësuar si “protesta e parë masive antikomunistë në vend.”
“E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”,”shkruan Meta.
Protesta, përfundoi Kreu i Shtetit, është zemra e demokracisë për këdo që nuk do të zgjohet në diktaturë.
Protesta e 26 marsit 1990 erdhi një ditë pasi shumë të rinj shpërthyen në thirrje kundër regjimit komunist në stadiumin “Besa”, gjatë ndeshjes Besa-Partizani.
Gjatë kësaj proteste u arrestuan shumë të rinj.