Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dërgimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse jashtë vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky vendim dëshmon qartë se Kosova është faktor i rëndësishëm për paqen dhe se Kosova e meriton të jetë pjesë e NATO-s.
““Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.
Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.
Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim”
Kuvendi i Kosovës votoi të martën për dërgimin e kontingjentit të FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës në SHBA, në misione paqëruajtëse jashtë vendit.