Presidenti Ilir Meta përshëndeti praninë e forcave ushtarake amerikane në vend, për nisjen e aktivitetit ‘Defender 21’, në Durrës, më 4 maj.
“Kjo ngjarje historike zhvillohet me një pjesmarrje të madhe trupash ushtarake ku forcat tona do të marrin pjesë më 1000 trupa. Çdo ushtrim është një test ndërveprimi, dhe tregon unitetin për të forcuar partneritetin tonë”, u shpreh Meta.
Ai kujtoi miqësinë e vjetër mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, duke përshëndetur rolin mbështetës të SHBA-ve në njohjen e vendit:
“Miqësia e fortë SHBA-Shqipëri është shumë e hershme se sa vetë periudha e shtetit shqiptarë për të cilin janë investuar SHBA-të. Ajo daton edhe përpara kohës së Skenderbeut”.
Presidenti shtoi se “të gjithë pjesmarrësit do të mbeten me përshtypjen më mbresëlënëse nga mikpritja e shqiptarëve”.