Presidenti Ilir Meta përshendeti të hënën pjesmarrjen e lartë të qytetarëve kosovarë në zgjedhjet e parakohshme.
Përmes një postimi në Facebook, Meta deklaroi se zgjedhjet në Kosovë dëshmuan një besim tek lartë të demokracia dhe vota e lirë.
“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare”
Meta shkruan se zgjedhjet në Kosovë hapën një faqe të re për integrimin e saj në Europë.