Meta: Përshkallëzimi i krizës, rrezik për stabilitetin, palët të respektojnë marrëveshjen

Nga Exit News
Meta: Përshkallëzimi i krizës, rrezik për stabilitetin, palët të respektojnë marrëveshjen

Presidenti Ilir Meta deklaroi se rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit.

Në një status në Facebook, Meta shkruan se pandemia ka prekur turizmin.

“Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit.

Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike.”

Duke marrë për bazë raportin e BERZHIT, i cili tregon një rënie prej 9 përqind të ekonomisë, Meta tha se përshkallëzimi i krizës “do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.”

Meta bëri thirrje për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit duke e konsideruar “kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>