Meta premton hetim për mos-hetimin e krimeve zgjedhore

Nga Exit News
Meta premton hetim për mos-hetimin e krimeve zgjedhore

Presidenti Ilir Meta paralajmëron se pas zgjedhjeve do të hetohet personat që nuk kanë hetuar krimet zgjedhore. Në një postim në Facebook, të shtunën, Meta shkroi se:

“Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve”.

Ai u shpreh i bindur për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit:

“Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja. Nesër do të jetë Festa e Demokracisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>