Presindeti Ilir Meta është presidenti i parë shqiptar, mes 7 presidentëve të zgjedhur pas regjimit komunist, që shkarkohet nga Parlamenti.
Nga 9 president që ka pasur vendi, 3 janë zgjedhur me propozim të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Bamir Topi dhe Bujar Nishani dhe vetëm 1 prej PS-së e LSI-së, përkatësisht Rexhep Meidani dhe Ilir Meta.
Ndërkohë, Ahmet Zogu i përkiste Partisë Konservatore dhe Ramiz Alia Partisë së Punës.
Shqipëria ka patur vetëm një president të zgjedhur me konsensus nga palët, Alfred Moisiun, i cili u zgjodh nga një marrëveshje PD-PS, jashtë rradhëve politike.
Presidenti i parë i republikës njihet Ahmet Zogu, i cili e mori detyrën më 25 janar 10925, pasi rrëzoi qevrinë Noli. Ai e mbajti detyrën deri më 30 tetor 1928, kur vendi kaloi nga Republike Presidenciale në mbretëri, me Zogun si mbretin e parë shqiptar.
Presidenti i dytë, Ramiz Alia e mbajti këtë post për dhjetë vjet nga 1982-1992.
Pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit 1991, që u fitua nga PPSH-ja, më 30 prill 1991 ai u zgjodh sërish President i Republikës.
Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, President i Republikës u zgjodh Sali Berisha, më 9 prill 1992.
Por, pas zgjedhjeve problematike të 1996 dhe rënies së firmave piramidale ai u detyrua të shpallë zgjedhjet e parakohëshme, të cilat u fituan nga opozita, Partia Socialiste. Pas rezultati, Berisha dha dorëheqjen nga posti i Presidentit.
Më 24 korrik 1997 me propozim të PS-së, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Rexhep Meidani në karriken e lënë bosh nga Berisha. Ai ndenji në detyrë për vetëm një mandat e më pas, u pasua nga Alfred Moisiu në vitin 2002.
Moisiu u shpall pas refuzimit në fundjavë të ambasadorit të Shqipërisë në BE, Artur Kuko, për të pranuar kandidimin për këtë post, si një tjetër figurë e mbështetur nga forcat kryesore politike në vend. Ai qëndroi gjithashtu një mandat, deri në 2007.
Atë vit, pas 4 raude zgjedhjesh, President u shpall Bamir Topi, i cili në 2012 u pasua nga një tjetër kandidaturë e propozuar nga PD-ja, Bujar Nishani.
Ky i fundit qëndroi në post deri kur mori zyrtarisht detyrën, më datë 24 korrik 2017, presidenti aktual, Ilir Meta.
Mandati tij duhet të përfundonte në Korrik 2022.
Kjo është hera e dytë që parlamenti vendos të shkarkojë Metën. Shumica socialiste akuzoi se presidentit ka bërë shkelje gjatë emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe në dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
PS u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e Metës pas disa muajsh nga ngritja e Komisionit Hetimor.
Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos përfundimisht shkarkimin ose jo të Presidentit.