Meta pritet të ftojë Ruçin në takim për rekomandimet e Venecias

Nga Exit News
Meta pritet të ftojë Ruçin në takim për rekomandimet e Venecias

Presidenti Meta pritet të ftojë në takim kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin, për të diskutuar për rekomandimet e Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi tha se duhet të përmbushen rekomandimet e KV-së për këtë çështje sa më parë:

“Kjo javë duhet të investohet nga të gjithë për të kuptuar më mirë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Meta do të ftojë për takim zyrtar Kryetarin e Kuvendit për të diskutuar dhe koordinuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet përgjegjëse, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, aq më tepër që funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese është kusht kryesor edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.”

Në 19 qershor, Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit Meta në të gjitha veprimet e tij dhe rrëzoi veprimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në lidhje me konfliktin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (GJK).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>