Kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot se Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar ligjin për përzgjedhjen e prokurorëve për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED).
Dje ambasadori amerikan Donald Lu akuzoi kryeprokurorin Adriatik Llalla se ky i fundit shkeli Kushtetutën kur dërgoi në short 3 emra prokurorësh për të plotësuar 3 poste.
Për këto akuza Zoti Meta u shpreh:
Nisur nga deklaratat e ambasadorit lidhur me listën e kandidatëve për tu përfshirë në shortin e KED me kërkesën time sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka kërkuar sqarime shtesë për vlerësimin e kryer nga Prokuroria për plotësimin e kritereve dhe kushteve lugjore.
Prokuroria ka zbatuar në mënyrë korrekte ligjin e miratuar nga kuvendi.
Prej dy ditësh, ambasadori Lu dhe Kryeprokurori Llalla kanë shkëmbyer akuza të forta me njëri tjetrin. Ky konflikt është pasqyruar dhe në median botërore.