Presidenti Ilir Meta deklaroi se Partia Socialiste është arsyeja pse Shqipëria ka një ligj të dekriminalizimit.
I pyetur për deklaratat e ambasadores Yuri Kim për Tom Doshin, Meta tha se qytetarët mund të votojnë për alternativën më të mirë.
“Ajo që dua të thkesoj, në këto zgjedhje edhe pse nuk u bë më e mira, përsëri qytetarët kanë mundsi jo vetëm të zgjedhin mes subjekteve, 12 në shkallë vendi, as 2, as 3. Jo vetëm të zgjedhin 1 nga 12 apo 13, aty ku ka dhe të pavarur, por dhe brenda listës për atë opsion politik që është më i miri, kanë sinjalin për kandidatin dhe kandidaten që besojnë më shumë.”
Ai I bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime dhe të japin votën për alternativën më të mirë.