Presidenti Meta publikoi të shtunën argumentet për kthimin e ligjin për zgjatjen e me 13 vjet të marrëveshjes koncesionare të aeroportit “Nënë Tereza”.
Gjatë një konference për gazetarët, ai e konsideroi atë një shembull të kapjes së shtetit.
“I bëj thirrje cdo deputeti e zyrtari të lartë të reflektojë me shumë qetësi për këtë nismë. Paralajmëroj se për cdo vepër penale të konsumuar nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi.”
Argumentet kryesore të kthimit të këtij ligji:
- Procedura dhe zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë në shkelje të parimeve kushtetuese të konkurrencës së lirë dhe të ndershme
- Procedura dhe zgjatja e afatit të kontratës është bërë pa garë, pa pritur përfundimin e koncesionit për të hapur një garë transparente
- Procedura dhe zgjatja e afatit të kontratës shkel standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA)
- Procedura dhe zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është me procedurë të përshpejtuar në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit
- Zgjatja e afatit të kontratës ndryshon kushtet thelbësore të kontratës koncesionare bazë dhe shmang procedurën ligjore për hapjen e një gare të re. Kjo cënon të drejtën e konkurencës.
- Arsyet që çuan qeverinë të zgjidhte si mundësi zgjatjen e afatit të kontratës koncesionare ekzistuese janë të pambështetura dhe jorealiste.
- Zgjatja e afatit të kontratës është bërë pa një analizë mbi seriozitetin dhe qëndrueshmërinë financiare të kompanisë “Kastrati sh.p.k”
- Zgjatja e afatit të kontratës nuk merr analizon sigurinë kombëtare, sigurinë për ofrimin e një shërbimi të pandërprerë e të pacenuar aeroportual dhe interesin financiar të vendit.
- Kontrata shmang zbatimin e kërkesave të disa ligjeve të tjera, si ligji “Për noterinë”, “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”, dhe ligji “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
- Zgjatja e afatit të kontratës është bërë pa vlerësuar pozitën dominuese që mund të krijojë në fushën e transportit kompania fituese.