Meta publikon video mbi shkeljet e zgjedhjeve të 30 qershorit

Nga Exit News
Meta publikon video mbi shkeljet e zgjedhjeve të 30 qershorit

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video informuese mbi shkeljet e kryera në zgjedhjet vendore te 30 qershorti 2019. Në një postim në Facebook, të premten, meta shkroi se:

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë”.

Zgjedhjet vendore u bojkotuan nga dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI.

Për të shmangur bojkotimin, Presidenti Meta dekretoi një datë tjetër zgjedhjesh, 13 tetorin 2019. Ky dekret nuk u pranua nga shumica qeverisëse dhe zgjedhjet u kryen pa opozitën.

Çështja mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve u dërgua në Gjykatën kushtetiuese nga Shoqata e Bashkive. Të enjten, Gjykata Kushtetuese vendosi dërgimin e çështjes në komisionin eVenecias.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>