Presidenti Ilir Meta ka publikuar video e përhapjes së zjarrit në zonën e Priskës, të shtunën, në darkë.
“U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike”, shkroi Meta në një postim në Facebook.
Ai e akuzoi Shërbimin e Zjarrfikësve dhe të Ministrisë së Mbrojtjes “që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave. Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore”.