Meta reagon pas sulmit terrorist në Francë: Solidaritet me popullin francez

Nga Exit News
Meta reagon pas sulmit terrorist në Francë: Solidaritet me popullin francez

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për sulmin terrorist në Francë të ndodhur të enjten.

Në një postim në Facebook, Meta shprehu solidaritetin me popullin francez dhe presidentin Macron.

“Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror.”

Tre persona janë vrarë dhe të paktën shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm me thika pranë kishës së Notre-Dame, në Nisë të Francës. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Pak ditë më parë, në Francë, një mësuesi iu pre koka nga një nxënës, pasi tregoi karikatura të profetit Muhamed gjatë një ore mësimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>