Meta reagon për vendimin e Arbitrazhit Ndërkombëtar: SPAK të hetojë përgjegjësit e dëmit ekonomik

Nga Exit News
Meta reagon për vendimin e Arbitrazhit Ndërkombëtar: SPAK të hetojë përgjegjësit e dëmit ekonomik

Presidenti Ilir Meta akuzoi Kryeministrin Edi Rama se “për tekat dhe kapriçot personale, Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro”, nga Francesco Becchetit për sekuestrimin e televizionit Agon Channel.

Meta, në një postim në Facebook akuzoi Avokaturën e Shtetit se “ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion”.

Ai i bëri “thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë”.

“Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë”, shkruan Meta në postimin e tij në Faebook.B

Beccheti ka fituar gjyqin ndaj qeverisë shqiptare për konfiskim të televizionit Agon Channel.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme