
Presidenti Ilir Meta mbështeti qendrimin e Europa Nostras në letrën drejtuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit se shembja e teatrit shënon fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Meta shkroi:
“Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë.”
Të dielën 24 maj, Europa Nostra i dërgoi një letër ATM-së ku njeh vlerat dhe punën e saj për mbrojtjen e teatrit dhe uron që kjo ngjarje të zgjojë shoqërinë shqiptare.