
Presidenti Ilir Meta e quajti shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit “atentat kundër të ardhmes evropiane dhe përpjekje për grusht shteti”.
“Shkelja e 5 qershorti atentat kundër të ardhmes evropiane në shqipëri dhe bashkëjetësës së qytetarëve të shqipërisë, dhe përpjekje për të instaluar një grusht shteti, i cili nuk do të pranohet nga shqiptarët”, tha ai gjatë konferencës së përjavshme për shtyp.
Meta kërkoi edhe hapjen e listave 100% për zgjedhjen e deputetëve, si e vetmja mundësi për të pasur një Kuvend më dinjitoz.