Meta takon delegacionin e KiE: Votimet një-partiake zhytën më shumë vendin në krizë

Meta takon delegacionin e KiE: Votimet një-partiake zhytën më shumë vendin në krizë

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se vendimi i shumicës socialiste për të mbajtur zgjedhjet një-partiake të 30 qershorit ka zhytur më thellë vendin në krizë.

Gjatë një takimi me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili po zhvillon një mision fakt-mbledhës në Shqipëri, zoti Meta theksoi u shpreh:

“Votimet njëpartiake të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cënuan rëndë edhe demokracinë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit.”

Presidenti theksoi nevojën për t’i kthyer legjitimitetin e munguar institucioneve përmes votës së lirë të qytetarëve.

Ai tha se 9 kushtet e vëna nga bundestagu gjerman për hapjen e negociatave me BE-në janë pasqyra më e qartë e problemeve serioze me të cilat po përballet Shqipëria, dhe i quajti ato si harta më e sigurtë për rrugën europiane që duhet të ndjekë vendi.

Presidenti Meta bisedoi me delegacionin dhe për disa ligje të miratuara nga Kuvendi,  të cilat cënojnë autonominë vendore dhe disa parime bazë të Kartës Europiane, të cilat pritet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, ende jo-funksionale.

Kujtojmë se Presidenti Meta ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin special për Teatrin Kombëtar, të cilin presidenti nuk e dekretoi dy herë, por shumica socialiste e miratoi gjithsesi në kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>