Presidenti Ilir Meta takoi të shtunën NënSekretarin e Shtetit për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.
Në një njoftim në Facebook, Meta shkruan se gjatë takimit vlerësoi kontributin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë, si dhe konsolidimin e paqes e sigurisë në rajon.
Meta theksoi se Shqipëria mirëpret investimet e kompanive amerikane.
Më herët Shqipëria nënshkroi një memorandum bashkëpunimi ekonomik me SHBA-në për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.