Meta takon operatorët turistikë: Duhet plan konkret për rimëkëmbjen e turizmit

Nga Exit News
Meta takon operatorët turistikë: Duhet plan konkret për rimëkëmbjen e turizmit

Presidenti Meta takoi të martën përfaqësuesit e operatorëve dhe agjencive turistike, ndër sektorët të goditur më rëndë nga pandemia e Covid-19.

Sipërmarrësit shprehën shqetësimet e tyre se sektori i turizmit është prekur rëndë jo vetëm për këtë sezon, por dhe për periudhën afatgjatë.

“Veç humbjeve gjatë periudhës së karantinës, shumica e prenotimeve janë anuluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori tepër të rëndësishëm për ekonominë familjare dhe kombëtare,” shkroi presidenti, në një postim në Facebook.

Sipas tij, turizmi ka nëvojë për “një plan konkret dhe të prekshëm, që dëmi i shkaktuar nga pandemia COVID-19 të jetë sa më minimal dhe që ky sektor të rimëkëmbet shpejt.

Meta i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbështesin turizmin vendas familjet shqiptare që mbahen gjatë vitit nga sezoni turistik.

Ndërsa qeverisë i kërkoi më shumë vëmendje ndaj turizmit dhe hartimin sa më parë të një plani veprimi për të ndihmuar këtë sektor.

Turizmi është një prej sektorëve që ka përfituar më pak nga paketat financiare të qeverisë, pasi shumica e punonjësve të këtij sektori ende nuk kishin nisur punën në muajin mars. Ndërkohë qindra kompani turistike të cilat kishin paguar paraprakisht për prenotime fluturimesh, dhomash hoteli etj, janë përballur me anullime të udhëtimeve dhe pushimeve nga pushuesit.

Kryeminsitri Rama ka deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se  qeveria ka bërë çdo gjë që mund të bënte për këtë sektor, duke i falur taksat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>