
“Ballkanin Perëndimor duhet të jetë një hapësirë e orientuar drejt perëndimi”. Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel.
Presidenti Meta tha se Shqipëria do të përmbushë detyrimin për investime në fushën e mbrojtjes.
Ai theksoi rëndësinë e rivendosjes e dialogut të qendrueshëm Kosovë-Serbi, që njeh “pavarësinë dhe sovranitetin e pakthyeshëm të Kosovës” dhe që “normalizon plotësisht marrëdhëniet mes të dy vendeve”.