Meta: Të frymëzohemi nga Konferenca e Pezës, të ngrihemi kundër oligarkisë që ka kapur vendin

Nga Exit News
Meta: Të frymëzohemi nga Konferenca e Pezës, të ngrihemi kundër oligarkisë që ka kapur vendin

Presidenti Meta ka përkujtuar, të mërkurën, 78-vjetorin e Konferencës së Pezës.

Me një mesazh në Facebook, presidenti shkruan se ‘Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.’

Ai theksoi se ende dhe sot janë shumë aktuale mezazhet dhe mësimet e konferencës së Pezës dhe shqiptarët duhet të frymëzohen nga ajo:

“Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>