Presidenti Ilir Meta tha të dielën se të infektuarit me COVID-19 kanë të drejtë të votojnë.
“E drejta kushtetuese për të votuar prevalon mbi çdo lloj pengese, apo vështirësie. Ne e dimë që ky është një problem, por të mos harrojmë se Kosova ka bërë zgjedhje në kushte shumë të vështira”, tha Meta për gazetarët të dielën në Maliq.
Ai tha se duhet të gjendet rruga që të ruajë shëndetin e qytetarëve.
“Çdo akt që del është në respekt të Kushtetutës, jo për të dhunuar një të drejtë kushtetuese”, tha Meta.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama se personat e infektuar me Covid19 nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut.