Meta: Të ishte për mua, zgjedhjet ishin mbajtur dje

Nga Exit News
Meta: Të ishte për mua, zgjedhjet ishin mbajtur dje

“Cilësia e zgjedhjeve është kryesore, por po të ishte për datën për mua duhet të ishin dje, për legjitimitetin e institucioneve.”

Kështu deklaroi Presidenti Meta, të martën, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, kur u pyet nga gazetarët për të komentuar propozimin e Taulant Ballës për zhvillimin e zgjedhjeve në 9 maj 2021.

Meta përshëndeti dakordësinë e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore dhe theksoi se qytetarët e kanë humbur besimin tek standardet e vendit:

“Dua të vlerësoj dakordësimin e fundit të këshillit politik për reformën zgjedhore jo si marrëveshje që zgjidhi gjithcka, por hapi i mjaftueshëm për të vijuar të ecet në rrugën e dakordësimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të rivendosur legjitimitetin e institucioneve.

Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe mjaft qytetarë kanë humbur besimin te standardet e vendit tonë prandaj na duhet të rifitojmë një shpejtësi të re.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>