
Presidenti Ilir Meta i kërkon Kuvendit të miratojë në sezonin e ri:
1- Deputetë 100 përqind nga populli.
2- Presidenti të zgjidhet nga populli.
3- Të miratohet ligji për referendumet.
“Armiqtē e popullit të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij. POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!”, shkroi Presidenti në një postim në Facebook, të hënën, pasdite.
Ai tha se populli është në Bulevard dhe do të largohet “vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet”.