Meta thekson rëndësinë e arsimimit për fëmijët e ngujuar

Nga Exit News
Meta thekson rëndësinë e arsimimit për fëmijët e ngujuar

Presidenti Ilir Meta përshëndeti, të enjten, punën e foncadionit ‘Jo Gjakmarrjes’ për të zbutur efektet negative të gjakmarrjes në vend.

Ai mori pjesë në një aktivitetet të fondacionit dhe theksoi rëndësinë e arsmimit të fëmijëve në familje të ngujuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkroi:

“E drejta për arsimim, por edhe për përkujdesje, socializim dhe integrim është sot një domosdoshmëri për dhjetëra fëmijë të familjeve të ngujuara për shkak të fenomenit të papranueshëm të gjakmarrjes, por edhe atyre në nevojë.

Vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të tilla, kaq të rënda si gjakmarrja.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>