Presidenti Ilir Meta deklaroi se është thelbësore për demokracinë që gazetarët të kryejnë detyrën pa u kërcënuar apo frikësuar.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehu mirënjohje për punën e tyre duke theksuar se do të jetë në mbrojtje të gazetarëve.
“Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse!
Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!