Meta thirrje autoriteteve për të shuar zjarret në pyje

Nga Exit News
Meta thirrje autoriteteve për të shuar zjarret në pyje

Presidenti Meta i ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa për shuarjen e zjarreve nëpër pyjet e vendit.

Përmes një njoftimi për shtyp, presidenti i kërkon autoriteteve që të bëjnë çmos për të ruajtur jetën e qytetarëve, pronat e tyre, dhe pyjet.

Ditët e fundit, rritja e temperaturave dhe mungesa e reshjeve të shiut kanë shkaktuar në vend zjarrë të shumta në pyje e kullota.

Pylli me pisha në Gramsh është përfshirë nga flakët që prej mbrëmjes së 2 gushtit dhe ende nuk është shuar. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrëfikëset e kanë shumë të vështirë të ndërhyjnë.

Po ashtu, një tjetër vatër zjarri është në në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, në Rubik, ku vazhdojnë të digjen pemët.

Gjatë fundjavës ka pasur zjarre dhe në pyllin e Sulit afër Devollit, në fshatin Miras, afër kufirit Grek, në Lezhë e në Mirditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>