Meta thirrje BE-së për liberalizimin e vizave me Kosovën

Nga Exit News
Meta thirrje BE-së për liberalizimin e vizave me Kosovën

Presidenti Ilir Meta shprehu mbështetjen e Shqipërisë për dialogun Serbi-Kosovë. Ai postoi, të martën, një video nga takimi me presidenten e Kosovës Osmani, në samitin e 10-të të Brno-Brijunit.

Videon, Meta e shoqëroi me postimin se dialogu mes dy vendeve do të “normalizojë plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje BE-së të miratojë liberalizmin e vizave për Kosovën, si “një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”.

Në samitin e Brno-Brijunit marrrin pjesë presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi u përqendrua në bisedimet për integrimin e rajonit në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>