Presidenti Ilir Meta i kërkoi sërish të premten Ministrisë së Financave të përmbushë detyrimet ligjore dhe të reflektojë për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.
Ky projekt ka shkaktuar debate edhe më herët mes presidentit dhe ministres Anila Denaj.
Meta pretendon se qeveria po shkel Kushtetutën me procedurat e projektit.
Në përgjigjen e tij ndaj ministres Denaj, Meta shkruan se pavarësisht komunikimeve që presidenti ka pasur me ministrinë, nuk ka pasur një reflektim nga ana e saj.
Sipas tij “po vijohet me një linjë paligjshmërie dhe reflektimi”.
Meta u shpreh se ministrja Denaj ka shkelur Kushtetutën, pasi komunikimi me investitorin, Fondin Saudit, nuk është bërë nga Denaj, por nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Më herët presidenti ka akuzuar qeverinë se ka shkelur Kushtetuën, pasi sipas tij për negociatat mes qeverisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, nuk është marrë autorizimi i tij.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta për bllokimin e financimit të rrugës Vlorë-Orikum.
Presdidenti Meta ka adresuar disa herë si shkelje të Kushtetutës rastin e rrugës Vlorë-Orikum, me shkresa drejtuar ministrisë si dhe me dalje mediatike.
Ndërkohë ndaj akuzave të presidentit dhje shkresave që ai i ka dërguar ministres Denaj, ajo është shprehur e befasuar.
Sipas saj, qeveria nuk ka negociuar më me Fondin Saudit pasi negociatat ishin zhvilluar më parë kur ishte dhënë huaja për rrugën.
Pak ditë më parë, Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi se Presidenti Ilir Meta është informuar në lidhje me huan për rrugën Vlorë-Orikum.
Denaj pohoi se nuk bëhet fjalë për një hua të re por një të negociuar më parë.